Mënyra se si ju shkruani në një fletë të bardhë tregon shumë për personalitetin tuaj. Kjo gjë theksohet së fundmi nga psikologë në SHBA, të cilët kanë kryer hulumtimin e kanë pasqyruar rezultatet në “The Huffington Post”.
Analizat e mëparshme janë përqendruar kryesisht në zakonet, gjuhën, gjestet, tiparet e fytyrës për të zbuluar personalitetin e njeriut.
Tashmë analiza është e përqendruar tek shkrimi i dorës, për të cilin ka ekzistuar gjithmonë një debat midis shkencëtarëve, nëse personaliteti i dikujt mund të jetë i njohur nga dorëshkrimi i tij apo jo.
Dhe ndërsa ka mendime kaq të ndryshme mbi këtë temë, ende ka disa tipare të personalitetit, në mendimin e psikologëve që kanë kryer studimin, që nga dorëshkrimi i një personi, mund të nxirren me saktësi shumë të lartë tipare të personalitetit.