fbpx

Shkurte Fejza nderohet me çmimin ”Qytetare Nderi” e Bashkisë Mat

nga Revista Kosovarja

Sukseset nuk kanë të ndalur për bilbilin e këngës popullore, Shkurte Fejza.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, është nderura me çmimin ”Qytetare Nderi” e Bashkisë Mat.

Këtë e bëri të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale nga ky moment i veçantë për artisten e shumë hiteve.

Ajo ka bërë një falënderim special për Bashkinë e Matit si dhe kryetarin e kësaj Bashkie.

”Miq te dashur kam kenaqesine t’ju njoftoj se jam shpallur qytetare nderi e Matit. Per Matin dhe matjanet dhe historine e tyre te lavdishme nder shekuj kemi degjuar shume dhe jemi krenuar gjithmone.
Por ajo qe me shume na ka lene mbresa eshte arti muzikor i kesaj treve i cilj eshte aq i pasur dhe i larmishem e qe permbush fuqishem mozaikun e kultures sone. Une jam rritur me kengen matjane dhe kam mesuar shume nga ajo por edhe e kam kenduar vazhdimisht gjate karrieres sime gati 50 vjeçare prandaj jam akoma me e lumtur dhe e privilegjuar me titullin e akorduar nga Bashkia e Burrelit qe do ta mbaj dhe ruaj me shume respekt dhe dashuri.
Faleminderit Kryetar i Bashkise
Faleminderit Juve kuvendare dhe gjithe popullit matjan.”, ka shkruar Fejza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]