Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli, dy prej emrave më të mëdhenj të muzikës popullore shqiptare, janë parë sot në të njëjtin vend, në Mushtisht, me rastin e përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Afërdita”.
Në një prononcim për T7 kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tregoi se Shkurtja e Shyhretja ishin të lumtura që morën pjesë në këtë organizim.
“Festat i bashkojnë njerëzit, andaj sot janë bashku këngëtarët dhe partitë politike në Suharekë, këngëtarët kanë marr fjalën dhe i përshëndetën të pranishmit” ishte shprehure kryetari i komunes.
Kujtojmë se Shkurtja dhe Shyhretja kanë vite që e kanë ndërprerë raportin mes tyre.