fbpx

Shoferi tërhoqi zvarrë qenin me makinë, revoltohet Monika Lubonja: E tmerrshme, duhen vendime më të rrepta

nga Revista Kosovarja

Aktorja Monika Lubonja është revoltuar pas videos që u bë virale, ku shihej një makinë që tërhiqte zvarrë një qen.

Aktorja shprehet e tmerruar nga pamjet që ka parë ndërsa kërkon nga institucionet përkatëse që të marrin masa më të ashpra ndaj këtij personi.

“Përshëndetje, pak më parë më dërguan videon dhe unë e bëra publike. Dua që gjykata të ketë vendime akoma më të forta, më të rrepta ndaj këtyre personave që trajtojnë në këtë formë kafshët. Nëse do të shikoni videon, do të shikoni dhe targën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]