Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shoqja Edonë gazetarja eksplozive që nuk ndalet

nga Revista Kosovarja

Ka punuar në gazeta, portale, radio e televizion.

Kjo është Edona Gashi, gazetarja univerzale që ka tashmë një karrierë të bujshme në fushën e gazetarisë së shkuar, radiofonike dhe asaj televizive.

Edona, që për të gjjthë njihet si Shoqja Edonë, nuk është formati i gazetares dhe prezantues klasike, pasi ajo është ndryshe dhe e tillë ka qenë gjjthmonë.

Moneytizer Paragrafi 4

Eksplozive, pa filtra, e pandalshme, por njëkohësisht edhe e ndjeshme, femine dhe shumë humane e njerëzore, e këtë të fundit e ka treguar edhe duke qenë e kyqur drejtëpërdrejtë në shumë iniciativa humanitare.

Shoqja e krejtve, ka menaxhuar anën mediale të disa prej yjeve të skenës, ka nxjerrë në dritë një mori lajmesh dhe ngjarjesh senzacionale dhe së fundi përmes emisionit të saj “Te shoqja” që jepet në “KTV”, prodhon storie interesante që kapin mijëra klikime, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, është shumë aktive në rrjete sociale, ku numeron mijëra ndjekës që interesohen për zhvillimet në jetën e saj private dhe profesionale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]