64
Ishte videoja ku Shota fliste për simpatinë e Julit për Getinjon, ajo që ndezi debatin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në Prime sonte.
Shota e mbrojti tezën e saj, se Juli e shihte Getinjon me një sy tjetër, derisa Juliana e mohoi kategorikisht këtë gjë.
“Mu ka dukur që e ka në qejf Getinjon”, tha Shota.
“Ashtu pati qejf ajo edhe nuk mendoj se është një vend që me dalë me ndjenja se unë e kam fokusin diku tjetër”, u kundërpërgjigj Juli.
Derisa Getinjo tha se nuk e ka pasur atë ndjesi që Juli ndien diçka për të.