Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shpat Kasapi zbulon arsyen e zhvendosjes në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Shpat Kasapi së bashku me bashkëshorten e tij, Selvija dhe djalin Roeli rreth 6 muaj më parë u zhvendosën për të jetuar në Tiranë.

Artisti së fundmi ka zbuluar arsyen pse “braktisi” Shkupin për Tiranën.

Shpati tha se arsyeja e parë pse vendosi për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë është djali i tij, Roeli sepse sipas tij kopshtet janë më të mira dhe gjuha është më e pastër.

Nga ana tjetër vendimi erdhi edhe si pasojë e mundësive më të mira për karrierën e tij si këngëtar dhe punën si biznesmen.

Moneytizer Paragrafi 4

“Tirana është qyteti që gjithmonë më ka tërhequr. Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu.

Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.

Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun.

Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.

Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Kasapi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]