fbpx

Shpend Ahmeti për Ramë Lahajn: “Përkundër lajmit për vdekjen e nënës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij”

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas koncertit të Ramë Lahajt.

Ky i fundit, i cili organizoi “Ramë Lahaj&Friends” në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, e ndërpreu në gjysmë pasi u njoftua për vdekjen e të ëmës.

Me këtë rast, Ahmeti e ka përgëzuar Lahajn duke thënë se përkundër lajmit të rëndë ai vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që jemi gjithë ne

Një natë e paharrueshme mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë!

Ramë Lahaj & Friends na mblodhën nën tingujt e muzikës klasike dhe kangës së bukur shqipe.

Jemi të lumtur që ky koncert u mundësua të mbahet në Prishtinë dhe falenderues ndaj organizatorëve, Filharmonia e Kosovës dhe në veçanti tenorit të jashtëzakonshëm Rame Lahaj, i cili përkundër lajmit të rëndë për vdekjen e nënës së tij vetëm pak orë para përformancës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.

Ramë, ngushëllime për nënën. Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që jemi gjithë ne.

Nga Prishtina, faleminderit!”

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]