fbpx

Shpend Ahmeti pyet qytetarët: A duhet ta rregullojmë sheshin për festat e fundvitit?

nga Revista Kosovarja

Shpend Ahmeti ka krijuar një sondazh online ku ka kërkuar mendimin e qytetarëve për dekorimin e sheshit këtë vit në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka krijuar një sondazh në grupin #rriNshpi me neve në rrjetin social Facebook.

Aty ai ka pyetur qytetarët nëse dëshirojnë që të dekorohet sheshi i kryeqytetit të Kosovës sivjet në kohë pandemie, shkruan Gazeta Express.

Pandemia ka bërë që sivjet të mos funksionojë normalisht gastronomia si dhe liria e qytetarëve të jetë e kufizuar me raste. Andaj ende nuk dihet nëse sheshet e Prishtinës do të kenë gjallërinë e viteve të fundit me organizimet festive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]