fbpx

Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur

nga Revista Kosovarja

Një vatër e re e murtajës së bagëtive të imta është konfirmuar këtë të enjte në fshatin Shuec, njësia Devoll, në juglindje të Shqipërisë.

Sipas raportimeve të A2 CNN, vatra është identifikuar tek një fermer i zonës, ku dyshohet se rreth 150 krerë bagëti janë të infektuara.

Nga këto, 13 krerë kanë ngordhur, ndërsa pjesa tjetër është futur menjëherë në karantinë. Autoritetet veterinare lokale kanë ndërhyrë për të izoluar rastin dhe për të marrë masa parandaluese ndaj përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Ndërkohë, situata në qarkun e Elbasanit, ku më herët u raportua një tjetër vatër e murtajës, konsiderohet aktualisht e stabilizuar dhe e pastër. Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të raportojnë çdo rast të dyshimtë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]