fbpx

Shpërthen zjarri nga ora e rrymës në një banesë në Fushë Kosovë, ka të lënduar

nga Revista Kosovarja

Në një objekt banesor në Fushë Kosovë ka shpërthyer zjarri si pasojë e orëve të rrymës, ku disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore.

Policia e Kosovës për Gazetën Express ka konfirmuar se banorët janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore për shkak të problemeve që u janë shkaktuar nga tymi.

Ngjarja ka ndodhur sor rreth orës 20:30 në rrugën “Hajrullah Zymi”.

“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri (orët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore (probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, thuhet në përgjigjen e tyre

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]