fbpx

Shpërthim në minierën e Martaneshit në Shqipëri: Një minator në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutave në një minierë në Martanesh.

Një shpërthim gazi ka bërë që të ketë një shembje në një galeri.

Mësohet se 2 minatorë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë është nisur drejt Tiranës me helikopter.

Në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]