fbpx

Shpërthimi në “Ibër Lepenc”- Kryeministri thërret konferencë të jashtëzakonshme

nga Revista Kosovarja

Sonte se kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.

Rastin e konfirmoi edhe kryeshefi i kësaj KRU-je, Faruk Mujka.

“Po. Këtë punë e ka marrë në kompetencë policia. Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë”, tha Mujka.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 23:30.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]