fbpx

Shpërthimi në kanalin e Ibër – Lepencit, reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas

nga Revista Kosovarja

Qytetarët e Fushë Kosovës, Drenasit e Obiliqit sot do të përballen me reduktime të ujit.

Këto reduktime vijnë për shkak të shpërthimit që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër – Lepencit.

Kjo u bë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi.

Sipas KRU Prishtina, Drenasi do të ketë reduktime nga ora 13:00 deri në ora 18:00.

Kurse Fushë Kosova dhe Obiliqi, nga ora 14:00 deri në ora 19:00.

“Shpresojmë që gjendja të përmirësohet shpejt”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina transmeton Klankosova.tv

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]