fbpx

Shpërthimi në një lokal në Prishtinë, dyshohet se erdhi nga një skuter elektrik – nuk ka të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një incident ka ndodhur orët e mbrëmjes të së shtunës, ku një lokal është kapluar nga zjarri për shkak të një shpërthimi.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Ngjarja ndodhi në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rreth orës 19:37, teksa Gashi ka dhënë detaje rreth këtij incidenti.

Sipas tij, shkaqet që kanë ardhur te shpërthimi dyshohet të kenë qenë nga një skuter elektrik që ishte ndodhur brenda lokalit, ku ka përfshirë më pastaj edhe disa orendi në lokal.

Tutje Gashi tha se sipas informacioneve që ka, nuk ka ndonjë person të lënduar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]