fbpx

Shpërthimi në një spital në Gaza, Osmani: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas një shpërthimi që ndodhi në një spital në Gaza të martën mbrëma.

Në një postim në “X”, ajo ka thënë se jetët e pafajshme duhet të mbrohen, teksa është shprehur se në çdo konflikt, janë civilët ata që vuajnë më shumë.

“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani.

Qindra palestinezë dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një spital në Gaza të martën mbrëma.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]