fbpx

Shpërthimi në Ujman, Policia: Jemi duke marrë veprime në lidhje me rastin

nga Revista Kosovarja

Policia ka bërë të ditur se është hetuar rastin në lidhje me shpërthimin që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun, Veton Elshani,

“Jemi duke marrë veprime në lidhje me rastin në fjalë, por nuk jemi duke specifikuar diçka”, tha Elshani.

Si pasojë e këtij shpërthimi u dëmtuan të paktën dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me targa amerikane.

Poashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit duke thënë se në këtë sulm kriminal do të përfshihen edhe institucionet e sigurisë.

Indeksonline ka siguruar pamje në momentin e shpërthimit, ku duket që ka shqetësuar qytetarët që ishin afër liqenit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]