fbpx

Shpëtohen katër turistë të huaj në Gjirin e Gramës

nga Revista Kosovarja

Sot, në orën 07:55, pasi morën sinjal për praninë e katër turistëve të izoluar në Gjirin e Gramës, Forca Detare reagoi me shpejtësi.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, anija patrulluese u nis menjëherë drejt vendngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Rreth orës 09:30, anija vendosi kontakt vizual me turistët dhe nisi operacioni i shpëtimit përmes gomones. 15 minuta më vonë, mjeti lundrues u akostua në breg, ku u identifikuan katër shtetas të huaj, dy gjermanë dhe dy francezë, një mashkull dhe tre femra.

Pasi u sigurua gjendja e tyre shëndetësore, që sipas njoftimit, ishte e qëndrueshme, ata u transportuan në bord dhe u pritën me kujdes e përkujdesje nga policët. “U ofruan ushqime dhe pije gjatë lundrimit drejt ishullit të Sazanit, ku do të vijojnë të marrin mbështetjen e mëtejshme të nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]