fbpx

Shpëtoni nga qimet e padëshiruara me këta dy përbërës

nga Revista Kosovarja

A ndjeheni të lodhur me qimet e padëshiruara në disa pjesë të trupit dhe thjesht dëshironi që të zhduken?

Epo, ekziston një recetë natyrale e cila do t’ju ndihmojë në realizimin e dëshirës suaj.

Përbërësit:

– Një lugë gjelle xhelatinë pa aromë

– Një lugë e gjysmë gjelle qumësht

– Një apo dy pika vaj livando

Përzieni të gjithë përbërësit dhe futni në mikrovalë për 10 deri në 15 sekonda.

Kur të ftohet produkti, aplikojeni në fytyrë me lugë të drurit dhe pritni disa minuta derisa maska të thahet, pastaj hiqeni ngadalë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]