fbpx

Shprehu publikisht kritikat ndaj saj, Kida i përgjigjet Melindës?

nga Revista Kosovarja

E ftuar në ‘’Zemër Luana’’ ajo ka qëlluar Kidën në lojën e Paintball kur u pyet se cili prej personazheve në tabelë ishte një “palo” personazh.

Melinda ka qëlluar në drejtim të Kidës, duke treguar se dikur i pëlqente më shumë por jo dhe aq tani më që ajo ka ndërruar stilin.

Por nuk u ndal me kaq.

Këtë deklaratë ajo e ka sqaruar përballë Meriton Mjekiqit duke zbuluar se me Kiden ndiqen në rrjetet sociale por nuk kanë ndonjë afrimitet.

“Ndiqemi me njëra-tjetrën por nuk kam pasur kurrfarë raporti me të. Kur e kam takuar, më ka takuar shumë ftohtë nuk më ka folur. Nuk ka lidhje. Si artiste më ka pëlqyer si e ka pasur stilin tani po më duket se po del jashtë vetes dhe nuk po i ka hije asaj”, shtoi tutje Ademi.

E pas këtyre deklaratave duket se Kida ka reguar sipas mënyrës së saj.

Në foton e fundit të publikuar në Instagramin e saj,ajo ka shkruar: “Zemër qetësohu”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]