fbpx

Shqipëria thyen rekordin për blerje të naftës

nga Revista Kosovarja

Shqipëria ka importuar në vitin 2023, 614 mijë tonë karburante, sasia më e madhe e regjistruar ndonjëherë, dhe që i afrohet vetëm vitit 2021, kur në vend hynë 611 mijë tonë.

Sipas euronews.al, arsyet janë të lidhura me kërkesën për konsum, kur në Shqipëri hynë një valë e madhe turistësh.

Po ashtu, edhe ulja e çmimit të naftës në pompë në 190 lekë nga 250 që arriti në vitin 2022, ndikoi në prurjet e mëdha të saj nga jashtë.

Vitin e kaluar, gati gjysma e sasisë së naftës erdhi nga India. Nga ky vend u importuan mbi 300 mijë tonë karburante, teksa importet me partnerët historikë, si Italia kanë pësuar ulje të ndjeshme.

Shoqatat e Hidrokarbureve thonë se në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme.

Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.

Në statistikat vjetore të Ministrisë së Financave, ku nuk llogaritet nafta kontrabandë, Shqipëria ka importuar në vitet 2000 mesatarisht 340 mijë tonë karburante. Në dekadën e dytë blerjet mesatare ishin 480 mijë tonë dhe pas vitit 2020 ato regjistrohen mbi 550 mijë tonë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]