fbpx

Shqiptarët mblodhën para për kurimin e 15 vjeҫarit por ai ndërron jetë rrugës për në Itali

nga Revista Kosovarja

Pak orë pas lajmit të mirë, që shqiptarët e bërë bashkë kontribuan për kurimin e Floriselit që ai të nisej në Itali për mjekim më të specializuar për transplant zemre, është mësuar lajmi i trishtë se 15-vjeçari ka vdekur.

Këtë lajm tragjik e ka bërë të ditur vetë daja i Floriselit.

I cili përmes një postimi në Facebook shpreh dhimbjen për ikjen nga jeta në një moshë të re të nipit të tij Floriselit,

Rasti i të cilit preku shumë shqiptarë të cilët me pak para, kontribuuan për 15-vjeçarin, të cilin Zoti e mori pranë vetes.

“O shpirti i dajes ty te deshti Zoti te te kishte me vete dhe te mori o engjell”, shkruan daja i Floriselit mes lotëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]