fbpx

Shqiptari Dion Arbëri u përshëndet personalisht nga Donald Trump në darkën luksoze të fundvitit

nga Revista Kosovarja

Resursi më i madh e më i çmuar i kombit tonë, pa dyshim, është rinia. Të zgjuar, të aftë, të talentuar, inovativë, të pashëm.

Një shembull i shkëlqyeshëm është edhe Dion Arbëri, 24-vjeçari shqiptar i suksesshëm në fushën e ekonomisë, i cili arritjet e tij ka dashur t’i mbajë larg syrit të publikut, duke mos preferuar që të jetë në fokus dhe vëmendje mediatike.

 

Prania e Dion Arbërit në festën luksoze të fundvitit, organizuar nga ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk mund të shpërfillej.
Trump, një nga njerëzit më të fuqishëm në botë sa i përket fushës së biznesit dhe ish-President ikonik, në fundvitin e 2023-shit ka organizuar, si gjithmonë, darkë luksoze me persona influentë e të rëndësisë së lartë, ku këtë herë ishte i ftuar edhe ekonomisti shqiptar Dion Arbëri.

Kush është Dion Arbëri, shqiptari që u përshëndet personalisht nga Donald Trump?

Siç kuptojmë, i riu Dion Arbëri, që u pikas nga mediet në banketin e madh e luksoz të fundvitit, të mbajtur në hotelin e ri e luksoz “Maralago”, në Florida, ku ishin të pranishëm njerëz të afërt të Trumpit: familjar, shoqëri e bashkëpunëtorë, është ekonomist nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, i diplomuar për Banka dhe Financa në Universitetin e Cyrihut.
Arbëri, djaloshi i pashëm, të cilit iu zgjatë dora personalisht nga Trumpi, punon si “Top-Börsen Traider”, në “Wealch Management”.
Ndryshe, Dion Arbëri është i biri i biznesmenit të njohur, Jimmy Arbëri, pronar i qindra objekteve në vende shumë atraktive në qytetin e Cyrihut dhe biznesmen me famë në fushën e shitblerjes dhe hotelerisë.

Nderim Neziri

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]