51
Shqiptari i Zi, i njohur nga publiku pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale.
Ai jeton në Zvicër, ku gëzon mbështetje të madhe nga komuniteti shqiptar dhe është i njohur për energjinë e tij, shkruan “Kosovarja”.
Një nga miqësitë që ka tërhequr vëmendje është ajo me reperin Getinjo, me të cilin ruan kontakte të ngushta edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ata shihen shpesh bashkë, ndërsa Shqiptari i Zi e quan reperin “vëlla”, duke dëshmuar për një lidhje të fortë miqësore mes tyre.