fbpx

Shqiptari shpallet më i miri në Europa League

nga Revista Kosovarja

Berat Gjimshiti është shpallur lojtari më i mirë i fazës së ndeshjeve të dyta çerekfinale në Europa League..

Kapiteni i Kombëtare së Shqipërisë ishte ndër më meritori që Atalanta siguroi kualifikimin historik, për në gjysmëfinale të kësaj gare.

Të enjten mbrëma, skuadra italiane u mposht në shtëpi 0:1 nga Liverpooli, por kaloi tutje falë fitores së madhe 3:0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Anfield”.

Pavarësisht humbjes, Gjimshiti regjistroi një paraqitje fantastike. Mes tjerash, ai rikuperoi e 13 topa, bëri gjashtë ndërhyrje dhe kishte saktësi prej 73% të pasimeve.

Në garën për çmimin e më të miri të këtij raundi, mbrojtësi shqiptar mposhti konkurrencën e Jordan Veretout (Marseille), Gianluca Mancini (Roma) dhe Matej Kovar (Bayer Leverkusen).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]