fbpx

Shqiptari terrorizon Athinën, qëllon me armë nga ballkoni

nga Revista Kosovarja

Policia greke ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në Athinë. Sipas mediave greke, i riu me origjinë shqiptare ka qëlluar me armë nga ballkoni i tij në një një zonë të populluar në rrugën Efes 19, duke shkaktuar panik në lagje.

Identiteti i të riut nuk bëhet me dije, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, policia i ka gjetur një sasi droge dhe dy pistoleta.

Konkretisht, pas një hetimi policor, u gjetën dhe u konfiskuan dy pistoleta dhe 71 fishekë, një peshore precize dhe dy pako kokainë me peshë totale 117.7 gram. Ndrëkohë, nuk janë zbardhur shkaqet e të shtënave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]