Si gjithmonë në raste të vështira, shqiptarët nuk ngurrojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast nevoje. Kjo nuk ka kurrë diskutim, sepse ka vite që ndodh.
Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj te vogël, u zgjuan nga zhurmat e rake.tave para tre ditësh dhe zgjodhi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në betejë.
Sheip Pacolli është shqiptar i Kosovës, i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani. Pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin. “Më në fund u takuam me Nellin dhe Familje. Nelli është e lodhur pak, por tashti është mirë edhe djali Ervini vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta”.
“Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni nuk i bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai në rrjetin social.
Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo situatë e vështirë dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin. Edhe ne ia urojmë me gjithë shpirt.