fbpx

SHSKUK-ja hap konkurs, Vitia: Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se mbi 300 punojnës të rinj do të punësohen së shpejti në shëndetësinë publike.

Ai ka bërë të ditur se tashmë është hapur konkursi nga SHSKUK për 200 infermierë të profileve të ndryshme. Ndërsa ka thënë se së shpejti do të hapet konkursi dhe për 70 mjekբ specialistë.

“Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Postimi i plotë i Vitisë:.

Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike

Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj.

200 infermierë të profileve të ndryshme si:

Infermierë të përgjithshëm

Mami

Teknik radiologjie

Teknik farmacie

Laborantë mjekësor

Fizioterapeutë

20 punëtorë mbështetës administrativ

8 ndihmës

Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë!

Konkurse tjera do të pasojnë…

Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]