Pas rrahjes së të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë nga infermierja, ka reaguar edhe institucioni, që është qendër private.
Në një postim në Facebook, qendra “Orenda” në Pejë, ka shkruar se do të deklarohen në orën 19:00 rreth rastit.
“Ju njoftojmë se sonte në ora 19:00 në Rezidencën Orenda-Pejë do të mbahet konferencë për media, ku do të ju njoftojmë më afër me ngjarjen që na tronditi të gjithëve”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.