fbpx

Shtetases ukrainase i hyjnë gjashtë persona në banesë, nën kërcënim të thikës ia marrin rreth 16 mijë euro e pasaportën

nga Revista Kosovarja

Një shtetase e Ukrainës ka raportuar se rreth gjashtë persona i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 16 mijë euro, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci”. Nuk raportohet për të arrestuar.

“GRABITJE – Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 02.02.2024 – 22:15. Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]