fbpx

Shteti në aksion: Bastisen disa kompani marketingu në Prishtinë e Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Një operacion i gjerë i Policisë lidhur me veprimtari të mashtrimit është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe të Ferizajt.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke bastisur një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës.

Siç po raportohet, dyshohet se bëhet fjalë për një kompani të marketingut.

Për këtë rast Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe të njëjtit kanë thënë se bëhet fjalë për një operacion që ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

Nga policia po ashtu kanë konfirmuar se operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe po ashtu edhe në Ferizaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]