fbpx

Shtime: I vdesin gruaja e fëmija, babai akuzon mjekun

nga Revista Kosovarja

Mexhid Rama nga Gjurkoci i Shtimes, po e akuzon mjekun Jakup Ismaili, për vdekjen e gruas dhe të fëmijës.

Sipas tij Ismaili është treguar neglizhent në trajtimin e rastit të gruas së tij.Rama tha se gruaja e tij, Haxherja, tre ditë pasi u kontrollua nga gjinekologu, Ismaili, mori trajtim edhe në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Shtime ku nga aty ishte referuar për Ferizaj.

Gjinekologu Jakup Ismaili, i cili është edhe drejtor i Gjinekologjisë në QKUK, e konfirmoi se të ndjerën e kishte pasur paciente që nga muaji i parë i shtatzënisë. Ai tha se gjendja e saj ishte stabile gjithë këtë periudhë.

Policia tha se rasti i vdekjes së gruas dhe foshnjës është raportuar te forcat e rendit dhe se për të po bëhen hetime.

https://www.youtube.com/watch?v=C12LOhzuyHU

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]