fbpx

Shtrenjtimi i rrymës – gjykata i del në krah ZRrE-së, grupi “Asnjë cent më Shumë” e dërgon rastin në Apel

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë një vendim që i del në krah Zyrës Regullatore të Energjisë (ZRrE), duke refuzuar kërkesën e grupit “Asnjë cent në Shumë” për sigurimin e padisë ndaj vendimit të ZRrE-së, i cili ka miratuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë.

Avokati i grupit “Asnjë Cent Më Shumë”, Ardian Bajraktari, ka njoftuar për publikun se, pavarësisht këtij vendimi, ata nuk do të ndalen.

Ai ka konfirmuar se janë duke përgatitur ankesa për të apeluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit, duke shpresuar për një rezultat më të favorshëm në një instancë të lartë.

“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)”.

“Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi”, ka njoftuar ai duke u shprehur se beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]