fbpx

Shtrihet në Infektivë nëna e ish-presidentit Thaçi,

nga Revista Kosovarja

Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me COVID-19, dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi.

Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

Nga Infektiva është thënë se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Infektologët në këtë klinikë thonë se gjendja e saj është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.

Ata bëjnë të ditur se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësorë në Klinikën Infektive.

Ndërsa, nga Klinika Emergjente i kanë thënë gazetës se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]