Afërdita Dreshaj po numëron ditët deri në ardhjen në jetë të foshnjës së saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo dhe bashkëshorti i saj po kalojnë kohën më të bukur gjatë pritjes së ëmbël të fëmijës së tyre të parë, dhe po na mbajnë edhe ne në rrjedha për çdo moment.
Gjatë tërë shtatzanisë Afërdita ka ushtruar palestër, duke u kujdesur kështu në maksimum që mos t’i humb vijat trupore.
Sot ajo ka publikuar pamje, ku shihet duke ushtruar me barkun e rrumbullakosur në palestër.
Bukuroshja ka kohë që po jeton në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj, e gjithashtu ka kohë prej kur ajo nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore. /Kosovarja/