fbpx

“Shumë shpejt vjen tjetra”, çfarë po paralajmëron Gjesti?

nga Revista Kosovarja

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, nuk ndalet së surprizuari publikun edhe pas daljes nga spektakli. Me stilin e tij të veçantë, energjinë pozitive dhe qasjen e drejtpërdrejtë, ai vazhdon të mbajë vëmendjen mbi vete.

Së fundmi, reperi ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e tij: “Vishu, ndrequ, hala e para, shumë, shumë shpejt tjetra”, shkruan ai në një InstaStory, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri muzikor është në rrugë.

Ky sinjal vjen në kohën kur fansat presin me padurim hapat e tij të ardhshëm dhe fraza e përdorur prej tij duket si paralajmërim i kthimit të tij në skenën muzikore.

Me mijëra ndjekës që e mbështesin, Gjesti pritet të sjellë shumë surpriza dhe të vijojë të jetë një nga artistët më të përfolur të momentit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]