Nuk është çudi! Rezulton të jetë një nga sondazhet më të besueshme, të paktën ndër të rinj. Këto ditë po flitet shumë për rrëmujën që shkaktojnë mbrëmjet e festave.
Themi rrëmujë sepse në shumicën e rasteve mund të jenë burim konfliktesh e deri ndarje të çiftit.
Në fund, faji është i alkoolit sepse duhet të jetë gjithmonë i dikujt apo diçkaje, por fakt ngelet që të paktën për grupmoshën 20-40 vjeç, qofshin burra po gra, tradhtia ka qenë të paktën një herë prezente gjatë darkave festive të fundvitit.
Shumica prej femrave kanë pranuar se e kanë tradhtuar partnerin të paktën një herë, ndërsa këta të fundit i kanë shifrat edhe më të larta. Nga ana tjetër, pikërisht për shkak të çlirimit që shkakton alkooli, thuhet se një në shtatë femra arrin të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme, pikërisht gjatë festës.
Ndërsa 22 për qind u përgjigjën se ndiheshin në siklet që do të shkonin vetëm në festë. 21 për qind e tyre kishin bezdi praninë e shefit në festë. Ata që e kishin përdorur kolegun apo kolegen vetëm për seks, të nesërmen, në shumicën e rasteve, nuk kanë shkuar në punë