fbpx

Shumica prej nesh nuk e besuan, Daniela e ‘Ferma Vip’ publikon pamjet e vëllait dragua

nga Revista Kosovarja

Historia e Danelës, ish-konkurente në “Ferma VIP 2”, ka ngjallur shumë reagime pas deklaratës së saj se “vëllai i saj lindi dragua” dhe kishte fuqi të mbinatyrshme, veçanërisht gjatë netëve me shi.

Për shumëkënd kjo histori tingëlloi si e pabesueshme, por Danela ka reaguar fuqishëm ndaj skepticizmit.

Në studion e “Living Room”, ajo ka publikuar foto të vëllait të saj të vogël, të cilat sipas saj “dëshmojnë qartazi ndryshimin dhe fuqinë e tij të veçantë”, duke theksuar se ai kishte sjellje të pjekura përtej moshës, fuqi fizike të jashtëzakonshme, dhe një prani të pazakontë që i linte të gjithë të habitur.

Danela gjithashtu kujtoi se i ati e përshkruante të birin si një “burrë i madh në trup të vogël”, dhe se në familjen e saj ishte përjetuar si një fëmijë me mision të veçantë.

Pavarësisht se disa e quajnë këtë histori mit apo fabul personale, Danela këmbëngul që nuk ka asgjë për të trilluar dhe se “fëmijët Dragua” janë realitet për shumë familje që nuk flasin publikisht.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]