Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Miki, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.
Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët kanë qenë kuriozë të të dinë rreth marrëdhënies së saj me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Me njerëzit që s’ke pas raport të mirë në Big, si do e mbash raportin jashtë?”, ishte një pyetje që një ndjekës i ka bërë Mikit.
Kjo e fundit i është përgjigjur që nuk ka ‘vibes’ të keq në jetën e saj.
“Nëse nuk i duroja aty brenda, si do i duroj jashtë. Jo vibe i keq në jetën time”, shkruan ish-banorja krahas një fotografie të realizuar gjatë ‘afterparty-t’ që u realizua menjëherë pas mbarimit të spektaklit të finales së madhe të “Big Brother VIP 4”.
Kujtojmë se Miki ka krijuar një raport shumë të mirë me Loredanën dhe Rizartën. Madje kjo e fundit ka qenë dhe në Itali te Miki, ku nuk kanë munguar postimet së bashku në rrjetet sociale.