fbpx

​Si duhet ta dini se çfarë rroge duhet të kërkoni?

nga Revista Kosovarja

Gjithmonë lind pyetja gjatë procesit të kërkimit të një pune: Cilat janë pritshmëritë tuaja për pagën?

Natyrisht, përgjigja e saktë është paga më e lartë që dikush mund të ketë. Por në fakt mos e thuaj këtë me zë të lartë.

Pra, çfarë duhet të thoni?

Në fund të fundit, derisa nuk doni të dukeni si dikush që është vazhdimisht i pangopur, gjithashtu nuk dëshironi të zvogëloni atë që kërkoni dhe të përfundoni me më pak rrogë sesa mund të kishit marrë.Fatkeqësisht, nuk ka përgjigje të lehtë kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur pyetjes, “Cila është rroga që duhet të kërkoj?” Por kur një punëdhënës në fund pyet se sa para do të dëshironit, AkademiPune ju jep disa këshilla se si duhet të përmblidhni përgjigjen tuaj.

Së pari, kuptoni se sa para ju nevojiten

Ekspertja Deb Harrison rekomandon që kushdo që kërkon punë duhet së pari të bëjë buxhetin e tij mujor. Mund të duket si një gjë e lehtë për të bërë, por nëse jeni i ri në skenën e kërkimit të punës, mund të jetë e lehtë të harroni atë komponent kyç: Të kuptoni se sa duhet të fitoni.

Ju nuk dëshironi të gaboni në një punë, duke pranuar një rrogë që tingëllon shumë e mirë, por në fakt me të nuk mund të arrini të paguani të gjitha faturat tuaja. Shikimi i buxhetit tuaj do të ndihmojë gjithashtunë vlerësimin përtej asaj që ofron një kompani, siç është paketa e kujdesit shëndetësor.

“Individët duhet të jenë të sigurt për të parë të gjithë paketën. Ndoshta një kompani po paguan një pagë më të ulët se sa pritej, për shembull, por po paguan 100% të përfitimeve mjekësore ose bonuse të ndryshme. Këto duhet të merren parasysh kur vlerësohet kompensimi, jo vetëm paga bazë”, ka thënë ajo.

Hulumtoni se si paguhen kolegët tu për pozitën e njëjtë

Nëse keni dyshim atëherë është shumë e lehtë si ta kuptoni këtë nëpërmjet platformës Rroga të KosovaJob. Pra, pasi të dini se çfarë keni nevojë ose çfarë dëshironi realisht për një pagë, duhet të filloni të hulumtoni se çfarë paguan ky lloj pozicioni, thotë Harrison.

Ajo shton se duhet të keni parasysh se ku ndodhet puna, pasi pozicionet shpesh paguajnë pak a shumë në varësi të kostos së jetesës në zonë dhe numrit të viteve të përvojës që keni. Punët e nivelit fillestar padyshim do të paguajnë shumë më pak se punët e nivelit të lartë të destinuara për dikë me përvojë.

Keni dy numra në mendje kur intervistoni

Pasi të keni kuptuar se si sillen pagat për atë pozicion, nuk duhet të hyni kurrë në ndonjë bisedë pagash pa pasur dy numra në mendje, thotë Tim Toterhi, një oficer i burimeve njerëzore dhe trajner karriere.

Ato shifra, thotë Toterhi, janë kompensimi juaj i dëshiruar dhe “shifra juaj e largimit”, që do të ishte numri më i ulët që do të pranoni.

“Shkrimi i këtyre shifrave do t’ju lidh me logjikën gjatë një momenti emocional,” thotë Toterhi.

Ai ka një pikë të mirë. Nëse dëshironi një punë të caktuar, mund të tundoheni të thoni po, edhe nëse paga është e vogël. Dhe një pagë e tillë mund të jetë në rregull për ju nëse vërtet do ta pëlqenit këtë pozicion, por kjo kthehet në të kuptuarit se sa para ju nevojiten absolutisht për të qenë në gjendje të paguani faturat tuaja dhe të hiqni para për një fond emergjence dhe dalje në pension dhe të ju mbetet diçka pak për gjërat argëtuese, si për shembull të shkoni në darkë me miqtë dhe ndoshta të bëni një pushim.

Çfarë të thoni nëse nuk dini çfarë të thoni

Ndonjëherë mund të keni pyetjen “Cilat janë pritshmëritë tuaja për pagën?” përpara se të keni bërë ndonjë kërkim apo menduar thellë për të. Nëse kjo ju ndodh, Jeff Altman ka një përgjigje të gatshme. Vetëm ji i sinqertë, thotë ai. Tregojuni atyre se nuk jeni vërtet të sigurt, gjë që është veçanërisht e arsyeshme nëse për shembull keni nxituar të vini në këtë proces të intervistës.

Altman thotë se ju gjithashtu mund të jepni një përgjigje si kjo më poshtë: “Unë nuk e kam takuar menaxherin tim të ardhshëm ose ekipin, nuk kam dëgjuar se për çfarë është puna dhe nuk kam një ndjenjë kohore dhe pritshmërish. A mund t’i përgjigjem kësaj pasi të flas me menaxherin ose ekipin?”, shprehet ai.

Nëse shtypeni për të dhënë një numër, Altman thotë se duhet, por duhet të thoni edhe diçka të tillë: “Mund t’ju jap një numër, por dua që ju të kuptoni se kjo mund të ndryshojë më lart ose më poshtë pasi të mësoj më shumë”, shprehet ai.

Si të negocioni një pagë më të mirë?

Nuk është e lehtë, por sa më shumë të dhëna të keni, aq më të lehta do të jenë negociatat. Kjo është arsyeja pse hulumtimi që nga fillimi se sa duhet të paguajë ky pozicion është i rëndësishëm. Ai jo vetëm që ju jep informacion në mënyrë që të mund të kërkoni pagën që përputhet me pozicionin, po ashtu ju lejon të jeni më të informuar nëse përfundoni duke negociuar.

“Në mendjen time, qëllimi i negociatave është gjithmonë të sigurohemi që paguheni drejt dhe tregu i paguar për pozitën tuaj. Nuk duhet të jetë për të marrë më shumë vetëm sepse doni më shumë ose keni një mënyrë jetese të shtrenjtë dhe për këtë arsye keni nevojë për më shumë.” thotë Amy Spurling, themeluesja dhe CEO e Compt, një softuer i burimeve njerëzore për punëdhënësit.

Ajo shton: “Ka mënyra për të negociuar pa u ndjerë konfrontuese ose duke kërkuar drejtpërdrejt më shumë pa justifikim”.

Pra, si e bëni këtë? Spurling thotë se pasi t’i keni marrë të gjitha informatat, duhet të jeni në gjendje të justifikoni atë që dëshironi, bazuar në përvojën tuaj. Ju duhet të kërkoni të paguheni në mënyrën e drejtë. Nëse paga që ju kërkoni nuk u ofrohet atëherë kërkoni kompensime shtesë, si sigurimi shëndetësor dhe flekisbilitet.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]