fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si duhet të ushqehen gratë gjatë menopauzës?

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ushqimi i rregullt dhe i ekuilibruar ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e problemeve që lindin gjatë menopauzës. Duhet t’i kushtohet shumë kujdes kontrollit të kalorive të konsumuara gjatë ditës, duke konsumuar vakte të shpeshta dhe të vogla. Por edhe përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

Me ushqimin ditor, organizmi duhet të sigurojë të gjitha nevojat me përbërës mikro e makroushqyes.

Vaktet e rregullta

Duhet të kemi një shpërndarje të kalorive ditore në pesë vakte; tre vakte kryesore dhe dy të ndërmjetme. Përveç drekës dhe darkës mëngjesi duhet të jetë një ndër vaktet kryesore i cili duhet të jetë me bazë bulmeti, në formën e qumështit dhe të kosit të shoqëruar nga drithërat. Nuk duhet të kapërcehen dhe të bashkohen dy vakte në një. Çrregullimi i tyre shkakton rrezik obeziteti, probleme të metabolizmit dhe të përthithjes së plotë të përbërësve ushqyes.

Proteinat

Duhet të marrim sasinë e nevojshme të proteinave, duke pasur si burim kryesor mishin e pulës apo të peshkut (duke reduktuar sasinë e proteinave të marra nga mishi i kuq në 1 deri 2 herë në javë) dhe duke i dhënë një rëndësi të madhe proteinave bimore në formën e bishtajoreve, si fasulet, thjerrëzat, bizelet, qiqrat, etj, deri në dy herë në javë.

Yndyrat

Përzgjedhja e yndyrave është gjithashtu një element thelbësor. Ato duhet të jenë kryesisht yndyra bimore, në formën e vajrave bimore të ullirit ose të farave të ndryshme.

Omega-3

Acidet yndyrore esenciale duhet të jenë pjesë e dietës sonë ditore. Ato i sigurojmë nga peshku, frutat e thata (arrat, bajamet, lajthitë, etj) por duke kontrolluar sasinë e këtyre të fundit, pasi ekziston rreziku I kalorive të shtuara. Doza ditore mund të jetë deri në 10 kokrra.

Kalciumi dhe vitamina D

Menopauza shoqërohet me probleme të osteoporoses për shkak të çrregullimeve të bilancit të kalciumit. Për këtë arsye është shumë I rëndësishëm sigurimi i sasisë së nevojshme të kalciumit nëpërmjet ushqimit dhe të vitaminës D. Sasinë e nevojshme të kalciumit e sigurojmë duke konsumuar ushqime të grupit të bulmetrave, të paktën tre racione në ditë, si qumështi, kosi, djathërat e freskët apo gjiza. Bulmetrat duhet të përzgjidhen pjesërisht të skremuar, jo me yndyrë të plotë. Por edhe sigurimi i vitaminës D, nëpërmjet ekspozimit të paktën 10 minuta në ditë në diell (jo në oraret që është shumë I fortë), është i domosdoshëm.

Karbohidratet

Ato duhet të përbëjnë bazën e kalorive tona ditore por duke shmangur karbohidratet e thjeshta në formën e sheqerit të bardhë apo të ëmbëlsirave dhe duke përzgjedhur drithëra të papërpunuara si bukën e zezë, makaronat, orizin, etj.
Perimet dhe frutat. Duhet të zënë një vend kryesor në ushqimin ditor, deri në 5 racione (perimesh) në ditë. Përveçse janë të pasura me vitamina, kripëra minerale, antioksidues dhe fibra, janë të pasura edhe me fitoestrogjene, hormone bimore të cilat ndihmojnë organizmin në përballimin e çrregullimeve që mund të shkaktohen nga mungesa e hormoneve të estrogjenit.


Etiketa: menopauzaUshqim i shendetshem

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

16 orë më parë
Shendetesi

Këto janë shenjat paralajmëruese të kancerit të tiroides që duhet të njohë çdo grua

2 ditë më parë
Shendetesi

Dhimbjen e veshkave mund ta largoni me këtë metodë

2 ditë më parë
Shendetesi

Farat e zeza luftojnë sëmundjet e mushkërive

3 ditë më parë
Shendetesi

Si të bini në peshë dhe të kujdeseni për shëndetin gjatë muajit të Ramazanit

3 ditë më parë
Shendetesi

Dobitë e aktivitetit fizik për shëndetin mendor

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Djali i ri në Për’puthen mban emrin e veçantë dhe “vë në lëvizje” vajzat

A është kjo veshja më e kritikuar e Yllka Kuqit?

Oriola pothuajse e zhveshur: Jam e rezervuar dhe e zënë

TË FUNDIT

E bukura Morenë: Njerëzit ma njohin emrin, jo shpirtin…

16 minuta më parë

Flet babai i sulmuesit në xhaminë e Tiranës: Është i sëmurë, ishte konvertuar në mysliman dhe falej në çdo vakt

37 minuta më parë

Learta nisi me përgatitjen e Iftarit, e ju?

45 minuta më parë

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami

55 minuta më parë

Andrra Destani e feston 1 mujorin e lindjes së djalit në mënyrë të veçantë

1 orë më parë

Varroset 27-vjeçari që u vra në Mitrovicë, dorasin nuk e ka njohur më parë

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Momenti kur Policia e Kosovës shpërthen bombën në Fushë Kosovë

A janë më të rrezikuar nga dielli meshkujt apo femrat?

Dje në Pozheran besimtarët myslimanë prishën agjërimin më herët, sepse u thirr ezani para kohe

Gjeni dallimet mes këtyre dy fotove

Fjolla pranon një dhuratë të rëndësishme nga Fisniku

Disa prej arsyeve pse femrat tradhtojnë

Pesë shenjat më posesive të Zodiakut

Tatuazhi i ri i të dashurës së Elon Musk mund të jetë më i çuditshmi që keni parë

Pse duhet të hani sa më shpesh arra?

Vaksinohet edhe Ivanka Trump

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci