fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kurti: Ka mbaruar koha se demokracia mund të ndalet me “gangsterizëm”

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar më në fund ndaj sulmit të gazetarit Visar Duriqi.

Kurti ka thënë se ka mbaruar koha e atyre që mendojnë se demokracia mund të ndalet me “gangsterizëm”.

Tutje, ai i uroi shërim të shpejtë gazetarit Visar Duriqi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.

I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

Kurti, i cili pritet ta udhëheqin Kosovën pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare të 14 shkurtit, nuk ka reaguar personalisht lidhur me sulmin brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi deri tash, derisa sulmi i Duriqit kishte ndodhur mbrëmë vonë.

Për mosreagimin e Kurtit ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj. Ai ka thënë se disa njerëz në LVV mendojnë se Visar Duriqi meriton të rrihet në atë mënyrë.

“Shume mire qe Albin Kurti nuk po reagon per dhunen e ushtruar ndaj Visar Duriqit. Visar me raste ka qene kritik ndaj LV-se dhe Kurtit. Me nje fjale, e meriton ate rrahje, nese jo me shume. Pra, ky eshte mendimi i njerezve ne LV, nje pjese te madhe te tyre. Por, mos te harrojme qe nese Kurti dhe LV e arsyeton kete rrahje, nje dite, pushteti i Kurtit do te merret edhe me mbeshtetesit e tij, e ndoshta atehere do te jete vone per me kerku mbeshtetje. Pamjet qe pashe te Visarit, tregonin per tentim-vrasje, jo vetem dhune keshtu ne pergjithesi”, ka shkruar Zogaj.

Reagimi i fundit i Kurtit për akte të tilla dhune, ka qenë të hënën, kur u sulmua Nikolla Rashiq – djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.

Kurti rreth një orë pas sulmit ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se sulmi ndaj djalit të Rashiqit mund të jetë i organizuar dhe ka të bëjë me veprimtarinë e babait të tij.


Etiketa: Albin Kurti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Gazetarja: I dyshuari i sulmit në xhami më parë i kishte dhunuar dy prindërit

1 orë më parë
Aktuale

Ganimete Musliu: Qeveria mund të fillojë rishikimin e pasurisë time

1 orë më parë
Aktuale

Flet babai i sulmuesit në xhaminë e Tiranës: Është i sëmurë, ishte konvertuar në mysliman dhe falej në çdo vakt

2 orë më parë
Aktuale

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami

3 orë më parë
Aktuale

Varroset 27-vjeçari që u vra në Mitrovicë, dorasin nuk e ka njohur më parë

3 orë më parë
Aktuale

Sulmi në xhami, reagon i përlotur imami Ahmed Kalaja: Shpresojmë të mos jetë akt terrorist

4 orë më parë
Postimi tjetër

Si duhet të ushqehen gratë gjatë menopauzës?

Djali i ri në Për’puthen mban emrin e veçantë dhe “vë në lëvizje” vajzat

A është kjo veshja më e kritikuar e Yllka Kuqit?

TË FUNDIT

Luta me gruan ledhatohen para vajzës së tyre, Këngës

4 minuta më parë

Veprat që duhet ti bëj muslimani në Ramazan

16 minuta më parë

Agnesa e Ariana shkëlqejnë në dallam të arit

32 minuta më parë

Gabimet që bëni kur përdorni erëzat për gatim

33 minuta më parë

“Mos kërce si pula”/ Antonela ‘shpërthen’ ndaj Blerimit dhe Aristelës: Ishit si dy shoqe në takim

40 minuta më parë

“Mbylle, pusho”/ Debat i ashpër mes Blerimit dhe Antonelës: Po kush je ti moj?

56 minuta më parë

MË TË LEXUARAT

Rina Balaj thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale, teksa pozon pa pikë grimi

Kur gruas së Lutes i shihen recipetat në bluzën transparente

“Hallakamë” në shtëpinë e Elitës, modetaroja iu përvishet mëngëve

Gresa e bën gjestin e çuditshëm derisa fotografohet me Leartën

Alfred Cako: Bëhuni gati. Do vijë një dimër që do zgjasë 10 vjet!

4 arsyet pse duhet të pini qumësht me hudhra

Një javë si kjo nuk e kishim parë prej kohësh, yjet do të bëjnë namin gjatë datave 12-18 prill

Atifete Jahjaga publikon dy fotografi: Në krye të odës dhe në krye të shtetit

Ana Kauri vendos të bëjë tjetër ndërhyrje estetike

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci