Mehdin Përgjeqaj apo i njohur në publik si Meda konsiderohet si këngëtari më i mirë sa i përket këngëve të dashurisë.
Jo rastësisht edhe një nga këngët e tij të para me të cilën hyri fuqishëm në treg titullohet ‘Ah Dashni’, shkruan “Kosovarja”.
Meda vazhdon të mbetet i pëlqyer edhe sot e asaj dite, këngët e tij përherë shndërrohen në hite e njëherit është edhe një nga emrat më të kërkuar e paguar për dasma e ahengje familjare.
Mbase e mbani mend të gjithë frizurën e dikurshme të Medës, atë për cilën është përfolur shumë, që papritmas e ndryshoi duke u shfaqur krejt person tjetër.
A thua Lulja ishte ajo që e bindi ta ndryshojë?/Kosovarja/