fbpx

Si e mundi diabetin Rina Balaj?

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja dhe reperja Rina Balaj është njëra ndër fytyrat publike të përfolura në vend, kjo për shkak bujes që ajo ka bërë në fillimet e karrierës së saj, problemeve që ka pasur me disa prej vajzave të tjera të estradës shqiptare, e shumëçka tjetër, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkaq Rina viteve të fundit është fokusuar vetëm në karrierën e saj duke mos trazuar më ujërat në estradë.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja duke thënë se tanimë është duke iu përkushtuar vetëm karrierës së saj dhe se asgjë tjetër nuk është me rëndësi.

“Bad Rosita” është hiti i madh i Rines, këngë kjo që e sjell ndryshe këngëtaren nga Istogu, e cila siç kuptojmë para një kohe është përballur me sëmundjen e diabetit, por të cilen e ka mundur me anë të aktivitetit fizik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]