fbpx

Si është partneri i saj në shtrat? Rita Ora bën komentin pikant

nga Revista Kosovarja

Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të dashura të estradës. Në çdo dalje të tyre është e pamundur që ata të mos marrin vëmendjen e ndjekësve.

Së fudmi Rita ka bërë një koment pikant për partnerin.

Rita Ora Në daljen e saj të fundit për emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’, Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.

Kur fytyra e Taikës shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“.

Më pas këngëtarja e kaloi këtë moment pikant me një buzëqeshje dinake në fytyrë.

Në momentin që u shfaq Dua Lipa, Rita duartrokiti dhe tha thjeshtë shqiptare dhe më pas u pasua me një sërë personazhesh të tjerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]