fbpx

Si është të mos e duash më partnerin

nga Revista Kosovarja

Ti nuk ndjen më flutura në stomak

Sigurisht që me kalimin e kohës edhe fluturat e para marrin një tjetër trajtë, ama ti e ndjen që janë sërish ato. Prekjet e tij/saj të duken akoma magjike dhe bota mund të ndal kur je me të. Kur fluturat ikin, hmmm…ti s’ndjen asgjë! Nuk ke më emocione pranë tij, seksi është mekanik dhe zyrtarisht komunikimi me të s’tingëllon fare si asgjë e veçantë. Ndoshta sepse magjia u prish dhe ti s’e do më..

Ai të acaron edhe pa një arsye

Kur kalon shumë kohë me dikë, sigurisht që edhe do acarohesh me ta, por s’e kemi fjalën për këtë rast. E keni parasysh kur vetëm prania e partnerit/es ju frustron, kur çdo fjalë e tij ju duket gabim dhe asgjë që ai bën s’ju pëlqen më. Nëse e keni parasysh, do të thotë që nuk shihni më të mirën tek ai/ajo si dikur sepse thjesht nuk e doni më.

3. Nuk përpiqesh më
Të kujtohen kohët kur ishe gati të bëje shumë sakrifica në emër të dashurisë? Ato ditë duket se kanë marrë fund! E ndjen se hera herës do thjesht një pushim të gjatë dhe se nuk ke më asnjë lloj energjie për t’u marrë me partnerin/en. Edhe komunikimi me ta është përpjekje e madhe për ty. S’është më prioriteti yt dhe nuk është në interesin tënd të jesh gjithë kohës pranë tij/saj. Dukshëm, raporti juaj ka probleme.

4. Nuk do më as intimitet më të

Intimiteti në çift vjen në forma të ndryshme- emocionale, fizike, seksuale, etj, etj. Kur ti e humbet këtë lloj dëshire për të qenë intimë me të, diçka nuk shkon dhe e sigurtë është që dashuria është zbehur.

5. Ndihesh e distancuar

Kur gjërat në çift nuk janë mirë, ti në vend që ta shtysh veten dhe të përpiqesh ta shpëtosh lidhjen ndjen se ke nevojë për më shumë hapësirë: si fizike ashtu dhe emocionale. Nuk do të komunikosh me të në mënyrë të vazhdueshme dhe ndihesh “e çliruar” kur jeni në distancë. Ke zero dëshirë për ta mbushur dhe tejkaluar boshllëkun që është krijuar mes jush. Qartazi, ndjenjat kanë ndryshuar.

6. Kritikon gjithçka që ata bëjnë

Sepse sheh më të keqen tek ta dhe çdo veprim a fjalë e partnerit/es të acaron. I gjykon për çdo vendim që marrin dhe madje ke nisur të ankohesh për ta edhe tek miqtë e tu, ndonëse thellë thellë e di që s’po bëjnë asgjë gabim.

7. Nis ta krahasosh me çdo njeri tjetër

Sepse sytë e tu tani e shohin ndryshe. Ka aq shumë njerëz atje jashtë dhe ti mendon që eksperienca shumë më të mira të presin nëse i jep fund lidhjes aktuale. Ai/ajo s’është më njeriu yt i preferuar dhe gjithmonë kërkon diçka që s’ngjan me të.

8. Ziheni në mënyrë konstante ose nuk ziheni kurrë

Debatet luajnë një rol kyç në marrëdhënie. Deri në një pikë janë të shëndetshme dhe forcojnë komunikimin, por nëse çdo gjë e ktheni në sherr, ka diçka që s’po shkon. As e kundërta (mungesa e zenkave) s’është fare e shëndetshme sepse tregon dorëzim. Mes jush s’ka më raport dhe as interes ndaj njëri-tjetrit.

9. Ke filluar gjen justifikime për të kaluar kohë vetëm

Dikur ju bënit çdo gjë bashkë, por tani axhenda jote është e mbushur me aktivitete që të largojnë prej tij/saj. Ndiheni të çliruar kur s’jeni në prezencën e tyre. Sigurisht që hapësira personale është e rëndësishme në çdo lidhje, por nëse prania e partnerit të besdis, kemi një tjetër problem.

10. Nuk e sheh të ardhmen me të

Eshtë i zëri i brendshëm që s’duhet injoruar. Nëse intuita të thotë diçka dhe përkon me ca ndjesi të tjera të tuat, kushtoji vëmendje. Provo të mbyllësh sytë dhe të imagjinosh veten 5 vite më vonë. A është ai/ajo pjesë e pikturës tënde? Nëse jo, merr masa që tani.

11. Ti e lufton

Sepse ke harruar që supozohet të jeni një ekip dhe jo kundërshtarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]