fbpx

Si i ndihmoj Zoti Albërie Hadërgjonajt të zgjohej nga shtrati derisa po vuante dhe të fitonte çmimin e madh?

nga Revista Kosovarja

Është prej një jete në skenë, gjithmonë e dashur dhe e suksesshme. Kjo është deçanasja, Albërie Hadërgjonaj, shkruan “Kosovarja”.

“Unë në moshën 12 vjeçare kam fituar çmim të parë në festival botëror në Zagreb. Kam përfaqësuar Kosovën mes shumë këngëtarëve nga e gjithë bota. Kështu që fillimet e mia kanë qenë shumë të hershme. Kam shumë kujtime të bukura edhe me festivale. Pjesëmarrja ime e parë ishte në “12 në Hollyëood” festival i këngës popullore. E mbaj mend si sot, më thanë çfarë këngësh popullore di dhe të pëlqejnë. Unë kisha ikur nga Kosova shumë e re dhe jetova në Amerikë disa vite dhe nuk mbaja mend këngë shqiptare. Ju thashë më pëlqen baresha e këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha. Më panë me habi dhe më thanë: ‘’Është shumë e vështirë si këngë, por provoje një herë’’. Pasi fillova të këndoj ata më panë me habi dhe më thanë mirë se vjen në Shqipëri e me këtë zë që ke, do lësh gjurmë. Mu duk sikur kapa qiellin me dorë dhe i them Vera Grabockës: ‘’Faleminderit shumë për këtë mundësi të madhe’’, transmeton “Kosovarja”.

“Një ngajrje shumë e veçantë e fillimeve të mija në muzikën e lehtë, është edhe ajo e vitit 1998, kur po merrja pjesë në festivalin e fundvitit të 98-tës. U sëmura keq dhe festivalin e kisha pas tre ditësh. Mjeku më tha që nuk bëhesh të këndosh për tre ditë, sepse nga ftohja u bllokova dhe u ënjta si kurrë më parë në jetën time. U shqetësuan të gjithë për gjendjen time, sepse unë duhej të prisja pak ditë dhe të operohesha. Nuk flisja dhe nuk ngrihesha nga krevati. Doktorët i kisha mbi kokë. Por, unë besoj në Zot shumë dhe ju shkrova një letër, sepse nuk flisja dot. Shkruajta: ‘’Unë do marr pjesë pasnesër kështu siç jam’’. Mora pjesë dhe fitova çmimin e parë dhe më pas kënga u fut në 100 këngët më të bukura të historisë së muzikës shqiptare”, tregon Albërie Hadërgjonaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]