fbpx

Si i përgjigjet Enca ndjekësit që i bëri pyetjen “1 milion dollarë për një natë?”

nga Revista Kosovarja

Enca Haxhia e ka me shumë qejf të bashkëbisedojë me ndjekësit dhe fansat e saj.

Njësoj bëri edhe mbrëmë, ku në llogarinë e saj në Instagram ajo krijoi një “Ask me a question” dhe pyetje nga më të ndryshmet erdhën në adresë të saj, shkruan “Kosovarja”.

Shumica nga pyetjet ishin pyetje private, pasi Enca është një nga këngëtaret që zgjon gjithmonë kureshtje për jetën e saj.

https://www.instagram.com/p/CP5Ww5RnNwp/

“A je për me ba dashni?”, ishte njëra nga pyetjet e sikletshme, së cilës ajo iu përgjigj: “Çdo ditë”.

Ndërkohë, një tjetër i shkruante se si ka mundësi që një vajzë kaq e bukur sa Enca nuk është martuar ende.

“Më duhet ujë i shenjtë për sytë pas kësaj pyetjeje…”, shkroi Haxhia.

25-vjeçarja nuk nguroi t’i përgjigjej edhe një tjetër pyetjeje shumë pikante.

“1 milion dollarë për një natë?”, i shkruante ndjekësi, të cilit Enca i tha: “Euro” duke e korigjuar.

Mes mesazheve të shumta, ajo kishte shumë pyetje për bullizmin, ndërsa zbuloi se edhe ajo është bullizuar shumë, por tani e di se çfarë vlere ka dhe se kush është, prandaj nuk i bëhet vonë fare se çfarë thonë të tjerët për të. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]