fbpx

Si i përshkruajnë njerëzit puthjet e tyre më të mira dhe më të këqija?

nga Revista Kosovarja

Puthja është ndër sjelljet më të zakonshme seksuale dhe romantike. Ky nuk është një aktivitet universal në të gjitha kulturat (në fakt, studiuesit nuk kanë gjetur prova të puthjes në një numër çuditërisht të madh vendesh), por në kulturat ku ndodh, shpesh është aktiviteti i parë seksual i njerëzve. Është gjithashtu një nga sjelljet seksuale më të praktikuara.

Ndërkohë që shumë kërkime kanë trajtuar rolin dhe vlerën e puthjes në jetën tonë intime (si dhe arsyet tona për puthjen), çuditërisht pak studime kanë parë cilësinë e vetë puthjes. Pra, çfarë e dallon një “puthje të mirë” nga një “puthje e keqe”?

Një studim i publikuar në Journal of Relationships Research u përpoq të eksploronte kujtimet e njerëzve për puthjet e tyre më të mira dhe më të këqija, për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë dinamikën e puthjes së mirë dhe të keqe.

Studiuesit anketuan 691 të rritur amerikanë në internet, të cilët ishin mesatarisht 32 vjeç. Në përgjithësi, 86% u identifikuan si heteroseksualë, ndërsa pjesa tjetër raportoi identitete të pakicës seksuale (më së shpeshti biseksuale, e ndjekur nga homoseksualët ose lesbiket).

Pjesëmarrësve iu bënë pyetje të gjera lidhur me kujtimet e tyre për lloje të ndryshme puthjesh, duke përfshirë pyetje të hapura se si ishin puthjet e tyre më të mira dhe më të këqija, të cilat studiuesit më pas i analizua.

Rëndësia e puthjes

Mesatarisht, pjesëmarrësit raportuan se kishin pasur puthjen e tyre të parë në moshën 15-vjeçare dhe thanë se kishin puthur 18-19 persona gjatë jetës së tyre.

Sa e rëndësishme ishte puthja për këta njerëz? Kur u pyetën nëse preferonin të hiqnin dorë nga puthjet përgjithmonë apo të hiqnin dorë nga seksi oral përgjithmonë, 49% thanë se do të hiqnin dorë nga orali, 23% thanë se do të hiqnin dorë nga puthjet dhe 28% nuk mund të vendosnin. Po kështu, shumë thanë se puthja ishte një faktor kryesor që ndikonte në interesin e tyre romantik dhe seksual për dikë—pothuajse gjysma (44%) thanë se kishin humbur interesin e konsiderueshëm për dikë thjesht duke e puthur, ndërsa 14% thanë se kishin fituar interes të konsiderueshëm për dike, vetëm nga puthja.

Të gjithë kanë përshkruar se kanë pasur një “puthje më të mirë” dhe 96% kanë përshkruar se kanë pasur edhe “puthjen më të keqe”. Çfarë i bëri ato puthje të mira kundrejt të këqijave?

Kujtimet e puthjeve më të mira

Shumica e pjesëmarrësve i përshkruan puthjet e tyre më të mira zakonisht si puthjen e parë me një partner aktual ose një ish. Megjithatë, disa e përshkruan puthjen e tyre më të mirë si të ndodhur me dikë që mezi e njihnin sepse kishte “përbërës fizikë jashtëzakonisht të dëshirueshëm”.

Shumë thanë se puthja e tyre më e mirë ngjalli një gjendje shumë të fortë emocionale, si dashuria, eksitimi ose pasioni – dhe njerëzit gjithashtu shpesh i lidhnin ato puthje me ngjarje specifike dhe kujtime pozitive, si fejesa, një puthje në mesnatë në natën e Vitit të Ri, të qenit në një udhëtim ose pushim të veçantë, ose një natë e nexhtë seksi.

Vetëm një numër i vogël pjesëmarrësish (16 gjithsej) thanë se puthja e tyre e parë ishte më e mira.

Cilësia dhe teknika nuk theksoheshin domosdoshmërisht në mënyrën se si njerëzit përshkruanin puthjet e tyre më të mira – këto puthje kishin të bënin më shumë me një person specifik, një kujtesë specifike dhe një ndjenjë pozitive të caktuar. Kjo nuk do të thotë se përbërësit fizikë të puthjes ishin të parëndësishëm, vetëm se, për shumicën e njerëzve, kjo nuk është ajo që e bëri puthjen e tyre më të mirë.

Kujtimet e puthjeve më të këqija

Nga ana tjetër, kur bëhej fjalë për puthjen më të keqe, shumica e pjesëmarrësve folën për cilësitë fizike – veçanërisht, ata kishin elementë që ishin “të pafavorshëm ose të patolerueshëm”. Në të vërtetë, shumë i përshkruan këto puthje si “të neveritshme”.

Për shembull, sipas fjalëve të një pjesëmarrëseje:

Ngjashëm me puthjet më të mira, vetëm një numër i vogël thanë se puthja e tyre e parë ishte më e keqja (24 pjesëmarrës e thanë këtë).

Alkooli shpesh luante një rol edhe në puthjet më të këqija. Ndoshta jo çuditërisht, keqardhja ishte një emocion i përshkruar zakonisht kur flitej për puthjet më të këqija.

Edhe pse këto gjetje nuk vijnë nga një kampion përfaqësues i të rriturve dhe nuk marrin parasysh ndryshimet kulturore në atë që e bën puthjen të mirë apo të keqe, ato na tregojnë diçka të rëndësishme për mënyrën se si njerëzit priren të kujtojnë puthjet e tyre më të mira dhe më të këqija.

Konkretisht, puthjet më të mira zakonisht ndodhin me një partner të njohur me të cilin ka një shkëndijë ose energji të caktuar, ku puthja ngjall një përgjigje të fuqishme emocionale. Në të kundërt, puthjet më të këqija kanë më shumë gjasa të jenë me të huaj ose persona me të cilët nuk ka lidhje intime, dhe vetë puthja ka cilësi fizike të pakëndshme ose ndodh në një situatë të padëshirueshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]