Në ditët e nxehta të verës, qumështi i gjirit vazhdon të jetë ushqimi më i mirë dhe më i sigurt për foshnjat. Ai jo vetëm që ofron të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme, por ndihmon edhe në mbajtjen e hidratimit të foshnjës.
Ekspertët thonë se në temperaturat e larta, foshnjat që ushqehen me gji kanë më pak rrezik për dehidrim, pasi qumështi i gjirit përmban 88% ujë. Gjiri i nënës përshtatet natyrshëm me nevojat e foshnjës – nëse ajo ka etje, trupi i nënës prodhon qumësht më të lehtë dhe më të hollë për të shuar etjen.
Gjithashtu, ushqyerja me gji ndihmon në forcimin e imunitetit të foshnjës, gjë që është shumë e rëndësishme në stinën e verës kur infeksionet gastrointestinale janë më të shpeshta.
Pediatrit këshillojnë që nënat të ushqejnë më shpesh fëmijën gjatë verës dhe të shmangin ndërprerjen e gjirit, pasi ai është burimi më i mirë i ushqimit dhe ujit për foshnjat në ditët e nxehta.